Kuvendi shqiptar voton nesër kundër Dick Marty-t, PS fton opozitën: Të heqim baltën e pamerituar ndaj luftës së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 20 July 2022
Kuvendi shqiptar do të votojë propozimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë të drejtuar nga kryeministri Edi Rama që hedh poshtë pretendimet e raportit të Dick Martyt se Ushtria Clirimtare e Kosovës ka qenë e përfshirë në trafikim organesh.
Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla thotë se dita e nesërme do të jetë një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ka ftuar dhe opozitën të marrë pjesë.
“Nesër në rend ditë do të jetë një rezolutë e rëndësishme që rrallë herë i bie radha të diskutohet, mbi pabazueshmërinë e pretendimeve lidhur me trafikimin e organeve në Shqipëri dhe Kosovë, pretendime të ngritura 11 vite më parë. Pas më shumë se 11 vite ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e proceseve të zhvilluara, ritheksoj se duhet nënvizuar fakti se kemi të bëjmë me një rast ku janë kryer verifikime. Nesër çdo anëtar duhet të jetë në Kuvend do të ishte nder dhe nuk kemi nevojë për sherrnajë. Rëndësia që ka, heqja e një balte të hedhur padrejtësish kundër luftës së Kosovës është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë. Rezolutat e tjera më duken pa sens ku 23 vite nga çlirimi ne t’i kthehemi edhe njëherë. Nesër do t’ju njoh me të gjitha rezolutatat, janë 19 rezoluta dhe deklarata”, tha Balla.
Balla ka thënë se Partia Socialiste e ka iniciuar atë mbi bazën e parimit se gjithçka duhet të hetohet.
Ne propozuesit iniciojmë këtë rezolutë mbi bazën e parimit se gjithçka duhet të hetohet. Kemi të bëjmë me një rast kur janë kryer verifikimet përkatëse dhe jemi në kushtet që të institucionalizojmë faktet dhe pas këtij momenti të iniciohet një raport dhe një rezolutë e re, rishikimi i atyre pretendimeve që sot nuk ekzistojnë më. Është në nderin e çdo anëtari që nesër të jetë në sallën e Kuvendit. Nesër duhet të jetë një moment solemn ku rëndësia që ka heqja e një balte të pamerituar të hedhur padrejtësisht kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës. Nesër do të njiheni me të gjitha qëndrimet tona për luftën në Kosovë.
Mendoj që dokumenti i rezolutës është një dokument parimesh, mbërritja në këtë dokument ka kërkuar muaj me radhë pune dhe mendoj që dokumenti e ka brenda dhe këtë pjesë. Është një qëndrim i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Përpjekja për të denigruar Luftën Çlirimtare në Kosovë është objekti thelbësor i kësaj rezolute. Ky është qëndrimi i duhur që duhet të mbajë sot Shqipëria. Falenderoj deputetët e Kosovës, dua të ju them se kanë qenë kontakte disamujore, falenderoj dhe mediat e Kosovës për një vëmendje për këtë dokument”.
” Ne me deputetët e Kuvendit të Kosovës jemi në kontakt të përditshëm. Kjo legjislaturë do të mbahet mend si bashkëpunimi me deputetët e Kosovës ka arritur nivelin më të mirë të mundshëm në shumë vite. Ne kemi gati një dokument të rëndësishëm të një memorandumi partneriteti. Në Nëntor të këtij viti, do të kemi një seancë plenare të funksion të 2 institucioneve tona. Bashkëpunimi me Parlamentin e Kosovës është i shkëlqyer. Objektivi ynë i radhës është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Jemi në fazën e mbërritjes së konsensusit“
Të tjera
-
Memli Krasniqi ia kërkon Bedri Hamzës ndërtimin e një salle më të madhe në Prishtinë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, gjatë hapjes...
-
LDK prezaton Rrezarta Krasniqin si kandidate për deputete, ajo bartë numrin 36
Me numrin 36-të, Rrezarta Krasniqi është prezantuar nga kryetari i LDK-së dhe...
-
Me numrin 30-të, Vlora Dumoshi prezantohet për deputete në tubimin e madh të LDK-së
Në një tubim madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ësht...
-
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numër 45 prezantohet nga LDK
Jeta Rafuna është njëra prej kandidateve për deputete nga Lidhja Demokratike ...
-
Pa asnjë flamur të Kosovës dhe pa intonimin e himnit, Vetëvendosje hap fushatën elektorale në Gjakovë
Asnjë flamur i Kosovës nuk është duke u parë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendos...
-
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgje...
-
Lëvizja Vetëvendosje nis tubimin hapës të fushatës në Gjakovë
Me një këngë të këngëtarit Ilir Shaqiri, kushtuar Gjakovës, Lëvizja Vetëvendo...
-
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi prezantohet nga LDK me numër 11
Xhafer Gashi kryetari i Komunës së Obiliqit, është një prej kandidatëve për d...
-
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është s...
-
Duartrokitje e brohoritje për Lendita Bekteshin nga LDK-ja
Lendita Bekteshi, nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ësh...
-
LDK hap zyrtarisht fushatën, Abdixhiku premton 500 milionë euro investime
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, pë...
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...