Mehaj pas miratimit të projektligjit për ndryshimin e ligjit për FSK-në: Vazhdojmë me sukseset e radhës!
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 20 July 2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas miratimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për FSK-në ,ka thënë se ky projektligj siguron krijimin e bazës bashkëkohore ligjore, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se duke avancuar e fuqizuar edhe përcaktimin tonë si aspirues serioz për anëtarësimi në NATO, dhe mekanizmave tjera ndërkombëtarë të fushës së sigurisë.
“Miratimi i këtyre projektligjeve siguron krijimin e bazës bashkëkohore ligjore për Ministrinë, Forcat dhe vet ushtarakët tanë, duke avancuar e fuqizuar edhe përcaktimin tonë si aspirues serioz për anëtarësim në NATO-s dhe mekanizmave tjera ndërkombëtarë të fushës së sigurisë. Gjithashtu sukses i radhës është edhe miratimi i sotëm i propozim-vendimit përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda lokacionit të ish-Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e realizmit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes, në zonat kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janush të Komunës së Gjakovës”, ka shkruar Mehaj.
Ai po ashtu ka shtuar se qeveria me miratimin e vendimit përfundimtar për shpronësim krijon mundësi për fillimin e zbatimit të projekteve që ka në plan Ministria e Mbrojtjes.
“Qeveria e Kosovës me miratimin e vendimit përfundimtar për shpronësim krijon mundësi për fillimin e zbatimit të projekteve që ka në plan Ministria e Mbrojtjes si dhe përmes shpronësimit mundëson realizimin e të drejtave të pronarëve të pronave për shpronësim. Vazhdojmë tutje edhe me projekte e suksese të reja!”, ka shkruar tutje Mehaj./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...