Lajme

Skema “Qeveria për Familjet”, këto janë kriteret që duhen plotësuar për aplikim

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 18 July 2022

Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Përmes një njoftimi për media MF-ja ka publikuar kushtet që duhen plotësuar si bizneset ashtu edhe punëkërkuesit për të përfituar nga kjo skemë.

Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:

-Advertisement-

-T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

-Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;

-Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).

Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

-Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

– OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mënyra e subvencionimit:

-Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro subvencionim nga Qeveria për punëtor);

-Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit.

“Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyrën e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyrës së Punësimit në komunën tuaj, mund ta gjeni në faqen e APRK-së”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera