Lajme

Akuzat e Kurtit e Sveçlës se njëri kontrabandist në Veri u la i lirë, çfarë tha prokuroria

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 17 July 2022

Pesë policë janë sulmuar në Veriun e Kosovës teksa po përpiqeshin ta pengonin një mjet transporti kontrbandues që po e synone kontrabandën.

E Qeveria e Kosovë ka hedhur akuza në drejtim të Prokurorisë për mos efikasitet në punë sa i përket mos arrestimit të njërit nga të dyshuarit.

Ky i dyshuar është U.R. E sipas Prokurorisë, ky person ka ndihmuar të arrestuarin A.D., gjegjësisht e ka njoftuar për pengesa të mundshme në rrugë dhe në këtë mënyrë i ka kërcënuar dhe penguar punonjësit e policisë.

-Advertisement-

“Roli i U.R. është nën hetim”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast ka folur specifikisht ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke e drejtuar gishitn nga Prokuroria.

Përndryshe Prokuroria e Mirovicës ka kërkuar paraburgim për të arrestuarin A.D

Minstri ka vlerësuar rolin e Policisë së Kosovës në aksionet e luftimit të kontrabandës. /Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera