Lajme

Kurti i pret sot në takim pesë policët e lënduar në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 17 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për medie, foli edhe për rastin e lëndimit të policëve në Leposaviq, derisa ishin duke luftuar kontrabandimin me mallra.

Kurti tha se shpreh mirënjohje për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre.

“I kemi pesë të lënduar në veri të Kosovës duke luftuar kontrabandën .. Unë veç mund të shpreh nderimin dhe mirënjohjen time të madhe për trimërinë dhe profesionalizmin e tyre, por edhe shpresoj e uroj që edhe hapat tjerë të drejtësisë, prokuroria e gjyqësori të jenë në të njëjtin nivel të detyrës në mënyrë që të mos na përsëriten gjëra të tilla”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ai tha se do t’i pres në takim policët e lënduar sot pasdite

Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi i njëjti me kamionin, që kontrabandonte mallra,  gjatë tentimit për shmangie të ndaljes dhe arrestimit nga policia, ka goditur veturën policore disa herë, duke lënduar pesë prej policëve.

Sulmohet Policia e Kosovës në veri, pesë policë të lënduar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera