Ukraina raporton bombardime gjatë natës në Harkiv
Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 15 July 2022
Autoritetet ukrainase thonë se trupat ruse bombarduan rëndë rajonin verilindor të Hharkivit gjatë natës më 14-15 korrik, ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhduan në një qytet historik në jugperëndim, ku dhjetëra persona u vranë.
Ndërkohë, udhëheqësit e financave nga ekonomitë kryesore të G20-ës po mblidhen në Bali, për atë që Indonezia mikpritëse thotë se është një takim vendimtar për të zbutur pasojat katastrofike humanitare nga lufta e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës.
Shërbimi Shtetëror i Ukrainës për Situatat e Emergjencave raportoi se rajoni i Harkivit dhe qendra rajonale u goditën me raketa duke filluar rreth orës 03:00 të mëngjesit, me orën lokale.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të paktën 39 personat e pagjetur, pasi raketat ruse goditën qytetin historik të Vinnytsya në Ukrainën qendrore më 14 korrik, duke lënë të vranë të paktën 23 persona dhe plagosur rreth 52 të tjerë.
Presidenti ukrainas e quajti sulmin “një akt të hapur terrorizmi” kundër civilëve në zona pa asnjë vlerë ushtarake.
Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 23 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë në sulmin e mesditës në një qytet qindra kilometra larg vijës së frontit, i cili erdhi pasi zyrtarët e BE-së u mblodhën në Hagë për të diskutuar krimet e luftës në Ukrainë.
Indonezia nikoqire ka paralajmëruar se udhëheqësit e financave të G20-ës që mblidhen në Bali, më 15 korrik, duhet të bëjnë përparim në trajtimin e kërcënimeve ekonomike globale të shkaktuara nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ose të përballen me pasoja katastrofike humanitare.
Gjatë vizitës së tij në Izrael, Presidenti i SHBA Joe Biden tha më 14 korrik se “lufta e Putinit duhet të [shndërrohet] në një dështim strategjik”./REL
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...