Lajme

Von der Leyen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut: E ardhmja juaj është në BE

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 14 July 2022

Në seancën plenare të Kuvendit, para deputetëve të  Maqedonisë së Veriut është drejtuar kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Layen, e cila deklaroi se nuk ka dyshim se gjuha maqedone “është gjuha juaj dhe ne krejtësisht e respektojmë atë”.

Ajo gjithashtu i siguroi të gjithë deputetët dhe popullin e RMV-së që t’i besojnë asaj në zhvillimin e procesit. Leyen theksoi se populli i RMV-së e meriton që të shkojë më tej në rrugën evropiane dhe “se ardhmëria juaj është në BE dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Maqedoninë. RMV ka treguar se është partner i besueshëm për Aleancën dhe BE-në”.

Ajo gjithashtu tha se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shembulli një shteti të shkëlqyer multietnik, raporton TV Klan, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera