Fokus

Rritje alarmante: Mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një jave në Kosovë

Autori: Samire Jaha 13:52 | 07 July 2022

Që nga e premtja e deri më sot, 1 mijë e 454 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo sipas të dhënave që publikohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Të premten e kaluar kanë qenë 167 raste pozitive, duke vazhduar rritjen e rasteve të shtunën me 205 raste të reja, të dielën kanë qenë 164 raste, të hënën 106 raste, duke vazhduar një ditë më pas ku numri i rasteve ka arritur shifrën 213 të infektuar, e vetëm dje (e mërkurë), në Kosovë ka pasur rritje alarmante të rasteve duke shkuar numri në 341 raste pozitive.

-Advertisement-

Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve me Covid-19 ka arritur në 258 raste pozitive.

Në lidhje me rritjen e këtyre rasteve, Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, për Gazetën Infokus ka deklaruar se jemi para një vale të re me COVID-19.

LEXO EDHE: Alarmon drejtori i Klinikës Infektive: Kosova para një vale të re me COVID-19

“Jemi në fillimin e një vale të re, të shpresojmë të jetë me e lehtë”, ka deklaruar Vishaj.

Kurse, nga Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Infokus kanë thënë që së shpejti pritet që të thërrasë, Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim për COVID-19 për të rishikuar masat e deritashme pas rritjes alarmante të numrit të rasteve pozitive me këtë virus në vend.

“Të gjithë trupat relevante në gatishmëri dhe reagim ndaj COVID-19 janë në konsultime të vazhdueshme. Sipas nevojës do të thirret së shpeti mbledhja e radhës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Po ashtu nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ndryshimi i masave do të bëhet me rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë në vend.

LEXO EDHE: 341 raste pozitive me COVID-19 vetëm për 24 orë, nga MSH-ja tregojnë a do të ketë masa të reja

“Ndryshimi eventual i masave do të dal nga rekomandimet e ekspertëve. Masat aktuale në fuqi, rekomandojnë bartjen e maskës në mjedise të mbyllura dhe krahas kësaj inkurajojnë vaksinimin”, thuhet tutje në përgjigje nga kjo ministri.

Ndërsa, kanë theksuar se nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës po bëjnë një analizë të situatës me një fokus të veçantë në vendet e rajonit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera