Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim për vaksinimin e personave mbi 60 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 07 July 2022

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se persona mbi 60 vjeç tash e tutje mund të marrin dozën e katërt të vaksinimit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në “Facebook”, ku kanë treguar se ky vendim është miratuar me  rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës më vaksinën Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19 për lejimin e vaksinimit me dozën e katërt të grup-moshës së popullatës mbi 60 vjeç, të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë. Ky rekomandim i Komitetit është mbështetur në rekomandimet rreth vaksinimit COVID-19 të dhëna nga organizatat kredibile ndërkombëtare si EMA dhe CDC”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Po ashtu kanë shtuar se vaksinimi mund të bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës.

Vaksinimi bëhet në qendrat e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve, që të vaksinohen kundër COVID-19, pa asnjë hezitim, për të parandaluar rritjen e rasteve të COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga kjo sëmundje. Për rikujtim:  Me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç;  Me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera