Lajme

LVV: Në rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian u fol për reformat e ndërmarra nga Qeveria Kurti

Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 06 July 2022

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian përmendet puna e qeverisë në krye me Albin Kurtin, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, kanë shkruar se për herë të parë është përmendur edhe njohja në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Parlamenti Evropian miratoi rezolutën ku thuhet: Marrëveshja Kosovë-Serbi të bazohet në njohje të ndërsjellë. Për herë të parë në një dokument të institucioneve evropiane përmendet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë rezolutë theksohen edhe reformat e ndërmarra nga qeveria Kurti dhe përshëndetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera