Lajme

Parlamenti Evropian e voton rezolutën për Kosovën të prezentuar nga Von Cramon

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 06 July 2022

Parlamenti Evropian e ka miratuar sot rezolutën për Kosovën të prezentuar nga raportuesja e PE-së, Viola von Cramon.

Ky dokument u votua pa asnjë kundërshtim në asnjë amandament. Nga 637 eurodeputetë, 469 nga ata ishin për, 96 kundër dhe 72 abstenuan.

-Advertisement-

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka dhënë detaje nga raporti, duke theksuar nevojën për liberalizim të vizave për Kosovën, si dhe procesin e saj të dialogut me Serbinë, transmeton KlanKosova.tv.

Në këtë raport, ajo flet për solidarizimin e Kosovës me Ukrainën, sundimin e ligjit, kërkesën për zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

E një temë, e cila natyrshëm nuk u la pa u përmendur është edhe liberalizimi i vizave, njofton KlanKosova.tv.

Gjermanja shprehu nevojën që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejt për Kosovën.

“Parlamenti Evropian dhe unë personalisht e kam ripërsëritur vazhdimisht nevojën e dhënies së menjëhershme të liberalizimit të vizave, i cili ka kohë që është vonuar, pavarësisht se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë në një vend që gëzon respekt të plotë ndërkombëtar dhe perspektivë të qartë integruese evropiane!””, ka deklaruar von Cramon.

“Një element thelbësor i rrugës së integrimit në BE është dialogu i udhëhequr nga BE midis Kosovës dhe Serbisë. I dërguari special i BE-së, Miroslav Lajcak, ka mbështetjen tonë të plotë dhe ekziston një unitet unik transatlantik. Megjithatë, pa marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, pranimi nuk do të ndodhë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera