Sondazhi i institutit amerikan: Në Kosovë pëlqyeshmëria për Erdoganin është më e madhe se për Albin Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 01 July 2022
Sipas rezultateve të publikuara nga Sondazhi rajonal për Ballkanin Perëndimor për vitin 2022 në kuadër të projektit të institutit amerikan “Instituti Republikan Ndërkombëtar”, pëlqyeshmëria për presidentin e Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, është më e madhe sesa pëlqyeshmëria për Albin Kurtin.
Ndërsa para të dyve, me distancë të madhe është pëlqyeshmëria për presidentin amerikan, Joe Biden.
Në pyetjen “A keni opinion shumë të papëlqyeshëm, disi të papëlqyeshëm, disi të pëlqyeshëm ose shumë të pëlqyeshëm për liderët e poshtë shënuar botërorë?”, sa i përket Kosovës përgjigja ka qenë befasuese.
Si më i pëlqyeshmi del të jetë Joe Biden me 65 për qind të qytetarëve që opinionin për të e kanë “shumë i pëlqyeshëm” dhe 13 për qind që thonë se e kanë “disi të pëlqyeshëm”. Gjithsejtë 78 për qind e kosovarëve kanë opinion ose shumë, ose disi të pëlqyeshëm për Biden.
Në vendin e dytë është presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me 40 për qind shumë pëlqyeshmëri dhe 32 për qind “disi pëlqyeshmëri”. Në total 72 për qind e kosovarëve e pëlqejnë shumë ose deri diku Erdoganin.
Kurse vetëm në vendin e tretë është Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, për të cilin 40 për qind e të anketuarve kanë shumë pëlqyeshmëri, derisa 25 për qind deri diku pëlqyeshmëri.
Marrë në përgjithësi 65 për qind e qytetarëve në Kosovë kanë ose shumë pëlqyeshmëri ose disi pëlqyeshmëri për Kurtin.
“Institutit Republikan Ndërkombëtar” është një institut amerikan jo profitabil dhe që është i përkushtuar në avancimin e lirisë dhe demokracisë në botë duke ndihmuar akterët politikë, partitë politike dhe të tjerë të përfshirë në qeverisje që të merren më shumë me cështje substanciale.
Instituti merret edhe me programe për përfshirjen e të rinjve më shumë në politikë dhe ofron ndihmë sidomos për grupe të margjinalizuara në vende të ndryshme.
Instituti ishte formuar në vitin 1982 me iniciativë të presidentit të atëhershëm amerikan Ronald Reagan, derisa deri në vitin 2018 udhëheqës i institutit ishte John McCain. Atë e kishte zëvendësuar senatori amerikan, Dan Sullivan.
Metodologjia e sondazhit
Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt. Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistës fizike – fytyrë me fytyrë – në shtëpinë e respondentëve me një metodë që e shpërndan mostrën në gjithë territorin dhe tek të gjitha nacionalitetet. Madhësia e mostrës ka qenë diku mes 1008 deri 1520 dhe margjina e gabimit mes 2.9 deri 3.5 për qind. /Albanianpost.com
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...