Rreth 8900 raste të raportuar përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË”
Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 30 June 2022
Policia e Kosovës thotë se po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një njoftimi është bërë e ditur se përmes lansimit të platformës digjitale “LAJMËRO POLICINË”, janë bërë rreth 8900 raportime.
“Policia e Kosovës po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë parandalimin e kriminalitetit, luftimin e dukurive negative, menaxhimin e kufirit, mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe respektimin e të drejtave njerëzore. Për të lehtësuar bashkëpunimin, komunikimin e ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në Policinë e Kosovës kohë më parë është lansuar platforma digjitale “LAJMËRO POLICINË””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu përmes këtij njoftimi kanë thënë se ky aplikacion/platformë siç është bërë e ditur mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht.
“Ky aplikacion/platformë siç është bërë e ditur mund të shkarkohet në pajisjet mobile në shqip, serbisht dhe anglisht. Deri në këtë fazë përmes këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës janë raportuar rreth 8900 raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave tona të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme dhe inkurajon të gjithë pa dallim që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim dhe në mënyrën më të lehtë për ta, përfshirë këtu edhe lajmërimin e rasteve përmes aplikacionit “LAJMËRO POLICINË””, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tyre të plotë:
Të tjera
-
Kosova e akuzonte për tjetërsim pronash, dëshmia e tij mund ta çojë në burg Gjukanoviqin: Kush është biznesmeni malazez që u kap në Britani?
Biznesmeni malazez, Dushko Knezheviq, u ekstradua nga Britania e Madhe për në...
-
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për ko...
-
Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 6 ballë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 6 goditi provincën Ishikawa të Japonisë mëngjesin e k...
-
Fillon testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 policëve
Ka filluar testimi mjekësor dhe psikologjik periodik i 275 pjesëtarëve të Një...
-
Popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të lartë në Europë
Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gja...
-
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari” – Qytetari rrepësisht kundër komunitetit LGBTIQ+
“Duhet me ua humb kuptimin e fjalës krenari”, kështu u shpreh një qytetar i P...
-
Kosovari plἀgos me thiḳë gruan e tij në Austri
Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gru...
-
Ish-ushtaraku kapet duke spiunuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Si rezultat i një operacioni special, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës arresto...
-
Edward Joseph: Biden duhet të emëroj emisar special për njohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...
-
Javën e kaluar në spitalin e Pejës u lindën 14 djem e 10 vajza
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se javën e kaluar në këtë spital u...
-
Sot nis java e krenarisë në Prishtinë, befason i moshuari me deklaratën e tij “Ata s’kanë faj, Zoti i ka fal qashtu”
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, do të fillojë sot Java e Krenarisë në ...
-
Arrestohet në Rinas 35-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga autoritetet belge
Policia shqiptare ka arrestuar në Rinas 35-vjeçarin nga Kosova i cili ishte s...