Kurti deklarohet pas vendimit për targat dhe leternjoftimat e Serbisë, tregon deri kur do të vlen ky mekanizëm
Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 29 June 2022
Qeveria ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurti thotë se ky mekanizëm do të vlejë deri me 31 tetor 2022.
“Me vendim të qeverisë sot rregulluam kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë. Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Ndërsa automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të vazhdojnë të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror. Ky mekanizëm do të vlejë deri me 31 tetor 2022”, shkruan Kurti.
Ndërsa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për të mundësuar regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, si dhe vendimin për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë dhe Kurti thotë se ky vendim do të fillojë më 1 gusht 2022 deri më 31 shtator 2022
“Ndërkaq përmes një vendimi tjetër në mbledhjen e sotme mundësuam regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022. Regjistrimi do të fillojë më 1 gusht 2022 dhe do të zgjasë deri më 31 shtator 2022. Ky vendim ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë”, përfundon Kurti.
Të tjera
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...