20 persona me statusin e viktimës në rastin “Thaçi e të tjerët”
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 29 June 2022
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, publikuan raportin e punës për vitin 2021. Në këtë raport, janë përfshirë të gjitha procedurat dhe proceset e deritanishme, që nga proceset gjyqësore e deri tek numri i shikimeve të videove të gjykatës në internet.
Në rastin e ish presidentit Hashim Thaci dhe të tjerëve, bazuar në këtë raport, procedura ka filluar në nëntor 2020, kur Prokurori i Specializuar arrestoi atë si dhe Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin mbi bazën e akuzave për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
“Procedura paraprake në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve ishte në vazhdim e sipër në fund të vitit 2021. Aktakuza ngarkon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, me 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, shkruan në këtë raport të punës së Dhomave të Specializuara.
“Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi 20 persona si viktima pjesëmarrëse dhe procesi për paraqitje të kërkesës për status si viktimë është ende i hapur”.
Gjatë vitit 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake lëshoi vendime dhe urdhra të një spektri të gjerë, ndër të tjera lidhur me nxjerrjen e provave, pjesëmarrjen e viktimave, paraburgimin e të akuzuarve, themelimin dhe juridiksionin e DHSK-së si dhe mangësi në formën e aktakuzave.
“Që prej vitit 2020, statusi i viktimës pjesëmarrëse u është miratuar 30 personave në tri çështje gjyqësore para Dhomave të Specializuara të Kosovës, një në çështjen kundër Shalës, 9 në çështjen kundër Mustafës dhe 20 në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve”, shkruan në këtë raport.
Kështu, gjatë vitit 2021, gjashtë nga personat kërkesat e të cilëve për pjesëmarrje si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerë u refuzuan, e apeluan vendimin me ndihmën e një mbrojtësi kujdestar.
“Paneli i Gjykatës së Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe përsëri ua refuzoi statusin e viktimave pjesëmarrëse”, specifikohet në këtë raport.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi përballen me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit – përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave – dhe me katër akuza për krime lufte – arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar; trajtim mizor; torturë dhe vrasje e paligjshme.
Të tjera
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...
-
Arrestohet një grua nga Vitia e arma*tosur në Prishtinë, dyshohej se mund ta lëndonte veten apo personat tjerë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e...
-
Tentoi ta fuste telefonin në burg duke e fshehur në televizor
Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një...
-
Për pesë muaj shqiptohen afro 1800 gjoba ndaj konsumuesve të duh*anit në ambiente të mbyllura
Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontro...
-
Lista Serbe: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësime në veri, rrëmbim klasik i pronës serbe
Lista Serbe tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e prona...