Rozë

Rrëqeth me rrëfimin e saj aktorja e njohur: Kam humbur 9 fëmijë nga abortet

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 24 June 2022

Aktroja e njohur Sharon Stone ka zbuluar se ka pësuar nëntë aborte.

64-vjeçarja bëri një koment në një postim të revistës “People”, ku shfaqej Peta Murgatroyd, e cila kohët e fundit foli për dështimin e shtatzënisë ndërsa bashkëshorti i saj, Maks Chmerkovskiy, ishte në Ukrainë.

“Ne, si femra nuk kemi një forum për të diskutuar thellësinë e kësaj humbjeje. Kam humbur 9 fëmijë nga aborti. Nuk është gjë e vogël, fizikisht apo emocionalisht, por ne jemi krijuar që të ndiejmë se është diçka që duhet përballuar vetëm dhe fshehurazi me një lloj ndjesie dështimi.

-Advertisement-

Në vend që të marrim dhembshurinë, ndjeshmërinë dhe shërimin aq shumë të nevojshëm, për të cilin kemi nevojë. Shëndeti dhe mirëqenia e femrës, e lënë në kujdesin e ideologjisë mashkullore, në rastin më të mirë është bërë e dobët, në fakt injorante dhe e dhunshme”, tha Stone, e cila është ka birësuar tre djem.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy