Lajme

Pas Macronit, Osmani takon edhe kryeministrin e Holadës, shtetit që kishte shprehur skepticizëm për liberalizim të vizave

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 23 June 2022

Presidentja Vjosa Osmani para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor është takuar me krerët e dy shteteve që deri më tani ishin skeptike për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Osmani fillimisht ka takuar presidentin francez, Emanuel Macron.

Pas Macronit në prag të nisjes së Samitit, Osmani ka biseduar me kryeministrin holandez Mark Rutte, vendi i të cilit po ashtu është akoma skeptik sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

Procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve. Mirëpo, javëve të fundit shteti i Francës ka dhënë sinjale se mund të mos e kundërshtojë më vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

-Advertisement-

Sinjale pozitive ka edhe nga Holanda. Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon.

Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar.

Piri tha se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Samiti përfundon të premten pasdite me një konferencë të përbashkët shtypi të presidentëve të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Francës, pasi vendi përfundon presidencën e tij gjashtëmujore të radhës të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera