Lajme

Gjykata Speciale në pushim veror deri me 12 gusht

Autori: Gazeta inFokus 06:44 | 23 June 2022

Gjatë fundi i muajit korrik, e deri në mesin e muajit gusht, Gjykata Speciale nuk do ta mbajë asnjë seancë gjyqësore.

E seanca e vetme do të jetë të martën e 5 korrikut kur nga ora 14:00, do të mbahet konferencë, por para Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Kështu, gjatë muajit korrik, jo vetëm që nuk do të ketë asnjë seancë, por me datë 25, e gjithë Gjykata Speciale shkon në pushim veror.

-Advertisement-

Për më tepër, ky pushim do të zgjasë deri me 12 gusht.

Ndërkohë, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, e kanë apeluar vendimin e Gjykatës Speciale, me të cilin ata u dënuan me nga katër vite e gjysëm burg.

Me këtë rast, palët janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me email çështjet që dëshirojnë të ngrisin në këtë seancë.

Gucati e Haradinaj u dënuan për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë, pasi ata u shpallën fajtorë se publikuan dosje konfidenciale nga hetimet e Taskë Forcës së Speciales e cila më pas rezultoi në ngritjen e aktakuzave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera