Lajme

Kurti: Zbatuam pothuajse të gjitha marrëveshjet nga mbledhja e fundit, të qëndrojmë bashkë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 20 June 2022

Kryeministri Albin Kurti doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, ku u shpreh i lumtur që sipas tij, “pati zbatim pothuajse të plotë të marrëveshjeve nga mbledhja e kaluar”.

Për mbledhjen e sotme, Kurti e falënderoi Ramën dhe ministrat shqiptarë, ndërsa tha se “është në interesin tonë të qëndrjmë bashkë”.

Ai foli për një “trend shumë më pozitiv të bashkëpunimit”.

-Advertisement-

“Sot ne importojmë nga Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë dhe eksportojmë në Shqipëri më shumë se asnjëherë më parë”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera