Lajme

Rama befason me një propozim, në nëntor kërkon të mbledhen dy Kuvendet

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 20 June 2022

Gjatë mbledhjes së tetë mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka propozuar që në nëntor të mbahet Kuvendi i Përbashkët mes dy vendeve.

Ai tha se ky propozim vjen në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, “në funksion të optimizmit që kthehet në entuziazëm”.

Rama tha se nëse dakordohen kryesitë e dy kuvendeve, Kurti e Rama do të adrestojnë këtë dhomë të përbashkët.

-Advertisement-

Ai tha se slogani “të përbashkuar”, materializohet në Kuvendin e Përbashkët mes dy qeverive.

“Në pjesën tjetër të optimizmit që kthehet në entuziazëm, e kam merak vetë. Në funksion të optimizmit që ktheht në entuziazëm, unë do t’iu propozoja që, meqenësë jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit të pavarur të Shqipërisë, ne të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët, me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë, ku po na u dha mundësia dhe po u ra dakord, na jepet ne të dyve privilegji që të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit. Por në të gjitha rastet, nëse bashkarisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve, në Kosovë dhe Shiqpëri, që të kemi këtë kuvend të përbashkët, atëherë japim edhe mesazhin për të gjitha ata që lexojnë sloganet e mbledhjeve që këto sjanë slogane bosh. Mbledhja e tetë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë me sloganin “të përbashkuar”, materializohet në Kuvendin e përbashkuar të nëntorit, edhe ky është një projekt që na vlen dhe në ndërkohë me shumë kënaqësi që puna e nisur mes dy kuvendeve ka kaluar në një nivel komplet tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera