Lajme

Opozita: Veteranët s’po trajtohen dinjitetshëm, VV thotë se ata po shfrytëzohen nga opozita

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 19 June 2022

Pozitë e opozitë po akuzojnë njëra-tjetrën për çështjen e veteranëve. Derisa pozita thotë se duhet një ligj tjetër që i trajton veteranët më shumë se sa paga minimale, në opozitë pajtohen për një ligj të tillë, por deri atëherë kërkojnë që ata të kenë ngritje të benificionit, aq sa është ngritur paga minimale.

Në ligjin e votua nga Qeveria e Kosovës për pagën minimale e cila është paraparë të jetë 250 euro bruto, nuk janë përfshirët organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe paraplegjikët dhe tetraplegjikët.

Për mos përfshirjen në pagën minimale, OVL e UÇK-së ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që të mos preket neni 3.1 i ligjit për pagën minimale, në të cilin përfshihen edhe veteranët.

-Advertisement-

Pas dy protestave të organizuar nga kjo organizatë e cila u mbajt në oborrin e Kuvendit të Kosovës, i pari i qeverisë Albin Kurti i ka takuar udhëheqësit e Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve por që të njëjtit nuk janë dakorduar me kryeministrin e vendit për të gjetur një zgjidhje.

Lidhur me këto zhvillime, Fitore Pacolli, deputete nga partia në pushtet, ka thënë se qeveria, kryeministri dhe deputetët janë duke punuar që të gjejnë një rrugë më të mirë për trajtimin e veteranëve të luftës, deri sa ka shtuar se opozita po i përdorë për çështje politike.

“Ne e kemi bërë të qartë, nuk mendojmë që veteranët të jenë në ligjin për pagën minimale, duhet ta kenë një ligj të veçantë, i cili e rregullon komplet çështjen e veteranëve dhe i trajtojmë me dinjitet. Kjo është ajo çfarë ne po kërkojmë të bëjmë, opozita është duke i shfrytëzuar veteranët, ne e kemi parë këtë, të hënën e kaluar e kemi votuar këtë ligj dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka qenë pjesëmarrëse, nuk ka ardhur as të tregoj qëndrimet e saj dhe pastaj e vërejtëm, se çfarë bënë. Ne i ftojmë veteranët që të presin dhe të bashkëpunojnë me qeverinë sepse qëllimi i kryeministrit, qëllimi i Qeverisë dhe i neve deputetëve, është që të gjejmë një rrugëdalje e cila i trajton me dinjitet veteranët, jo t’i trajtojmë si pagë minimale sepse kontributi i tyre është shumë më i çmueshëm se aq” tha Pacolli për KosovaPress.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për KosovaPress, se kreu qeveritar Kurti, sa ka qenë në opozitë i ka dalur në mbrojtje veteranëve, deri sa në pushtet nuk po reflekton pozitivisht.

“Kurti sa ka qenë në opozitë, ka pasur zgjidhje për çdogjë, i ka mbrojtur edhe veteranët dhe ka thënë se nuk jemi duke i trajtuar në mënyrë të dinjitetshme, hajde bashkërisht të gjithë edhe z Kurti edhe Vetëvendosje dhe të gjitha partitë ta bëjmë një ligj të dinjitetshem por ndërkohë të mos i përjashton nga ligji për pagën minimale…03:47Unë kam menduar që Kurti do të reflektoj, dhe mos t’i detyron njerëzit të dalin në rrugë, kemi pasur plotë prej tyre që për arsyeje të gjendjes jo të mirë shëndetësore kanë përfunduar në emergjencë” deklaroi Kadrijaj.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklarua se është mirë që kryeministri Kurti i ka pritur në takim, por sipas tij, një gjë e tillë ka qenë dashur të ndodhë më herët, pasi që po diskriminohen veteranët e luftës.

“Është një gjë e mirë që ka ndodhur një takim në mes të Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe kryeministrit të Qeverisë së Kosovës. Mendoj se takimet e tilla kanë qenë dashur të ndodhin edhe më herët që veteranët të mos na vijnë nga të gjitha trojet të Kosovës dhe të bëjnë protestë para institucioneve të vendit, para kuvendit dhe presidencës. Mendoj që këto takime duhet të sjellin një rezultat të pranueshëm në këtë rast për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Unë personalisht por edhe Partia Demokratike e Kosovës mendojmë që janë të diskriminuar” tha Qalaj.

Në anën tjetër drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, pas takimit me kryeministrin e vendit, edhe njëherë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me protesta derisa të arrihet qëllimi i tyre në të cilin po kërkojnë që të mos anashkalohen nga ligji për pagën minimale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera