Lajme

Konjufca: Rrugët janë testamenti më i vjetër i njerëzimit

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 17 June 2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Konferencën Parlamentare Ndërkombëtare “E Ardhmja e Transportit”, e cila po mbahet në Prishtinë.

Konjufca e konsideroi të një rëndësie të veçantë mbajtjen e kësaj konference.

“Tema të cilën po e trajtojmë sot është shumë e rëndësishme dhe ka marrë vëmendje tejet të madhe, sidomos pas zhvillimeve të fundit që po i shohim në botë, e veçanërisht agresionit rus në Ukrainë”, theksoi kryetari Konjufca.

-Advertisement-

Ai tha se çdoherë kur mendohet dhe diskutohet rreth transportit, duhet të mendohet për zhvillimin e qëndrueshëm i cili, sipas tij, kërkon edhe bashkëpunim mes palëve dhe sektorëve të ndryshëm, duke qenë në harmoni të plotë me komunitetin.

“Rrugët janë testamenti më i vjetër i njerëzimit për shkak të nevojës së njerëzve që të jenë të lidhur mesvete”,  theksoi Konjufca.

Konferenca vazhdoi punimet me penalistët ndërkombëtarë, të cilët ndanë përvojat e tyre nga shtetet prej nga vijnë, për temën në fjalë. ​

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera