Lajme

Veteranët e UÇK-së sot në takim me kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 17 June 2022

Drejtues të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, takohen sot me kryeministrin Albin Kurti.

Ëahtë ky i fundit ai që do t’i presë drejtuesit e tri organizatave të dala nga lufta.

Temë diskutimi është gjetja e një zgjidhjeje për projektligjin për pagën minimale, që është votuar në parim, dy ditë më parë nga Kuvendi.

-Advertisement-

Veteranët kundërshtojnë mospërfshirjen e këtyre kategorive në këtë projektligj.

Madje ata kanë protestuar dy herë brenda dhjetë ditësh.

E fundit ishte dje, kur me përkrahjen edhe të partive opozitare, PDK e AAK, ata arritën të bllokojnë edhe seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në takim, kryeministri Kurti do t’i presë veteranët, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe disa zyrtarë të tjerë.

Takimi është parashikuar të mbahet në orën 9:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera