Lajme

Kurti i ka veç 401 euro e 65 centë në bankë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 14 June 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka në bankë veç 401 euro e 65 cënt, të paktën kështu i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, njofton Klankosova.tv.

Si pasuri të paluajtshme, Kurti e ka deklaruar një apartament të bashkëshortës së tij të blerë në vitin 2018 e që ka kushtuar 400 mijë euro.

Gruaja e tij për dallim nga ai, ka në bankë 23 mijë euro.

-Advertisement-

Ndërkohë, detyrime financiare Kurti e ka deklaruar qiranë e shtëpisë prej 250 euro, ndërsa gruaja e tij ka 290 mijë kredi në Oslo, të marra për 25 vjet.

Kurti i ka deklaruar si të hyra vjetore afër 13 mijë euro e të gruas, afër 40 mijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera