Lajme

Haradinaj uron popullin dhe Ushtrinë amerikane: Krenar që Ushtria jonë qëndron përkrah tyre

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 14 June 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar popullin dhe Ushtrinë amerikane në 247-vjetorin e themelimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Ushtria e ShBA-ve mbronë lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë në botë.

“Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë botërore. Sot në 247-vjetorin e themelimit të saj, kujtojmë sakrificën, trimërinë dhe përkushtimin e burrave dhe grave që shërbyen e shërbejnë në këtë ushtri dhe që janë bërë frymëzim për ushtritë dhe demokracitë në botë.

-Advertisement-

Në këtë ditë historike, urojmë popullin, Ushtrinë dhe institucionet amerikane, me falënderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën që i dhanë Kosovës dhe popullit të saj në momentet vendimtare historike dhe për mbështetjen që vazhdojnë të ofrojnë për një Kosovë e rajon më stabil e më të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se jemi krenarë që Ushtria e Kosovës qëndron përkrah asaj amerikane.

“Krenar që Ushtria jonë qëndron përkrah tyre në shumë misione të paqes, me shpresën që të bashkëpunojmë edhe më ngushtë në Aleancën Veriatlantike NATO.
Urime ditëlindja! #247 U.S.ARMY”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera