Lajme

Klinaku i OVL-së thotë se Gërvalla e ka vendin “në plehun e historisë”

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 13 June 2022

Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit.

Sipas Klinakut, Gërvalla e ka vendin “në plehun e historisë”.

“Nëse nuk je për UÇK-në, është e vetëkuptueshme se je kundër saj. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë historinë, e ata që ishin dhe janë kundër saj, do ta kenë vendin në plehun e historisë”, shkroi ai në Facebook.

-Advertisement-

“Janë nderuar e nderohen antivlerat dhe janë mohuar e mohohen vlerat, sepse UÇK dhe pjesëtarët e saj kanë sfida në Kosovën Ahtisaariane, por e kaluara na ka mësuar se pa marrë parasysh sfidat, vlerat do të triumfojnë”, ka shtuar Klinaku.

Gërvalla të dielën e ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës. E ka përmendur NATO-n dhe ushtarët e KFOR-it për kontributin, por jo edhe pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo gjë nxiti shpejt reagime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera