Lajme

Rama: 23 vjet më parë, me hyrjen e forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 12 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se 23 vjet më parë, me hyrjen e Forcave të NATO-s është hapur një epokë e re për shqiptarët e Kosovës.

“Si sot 23 vjet më parë, me hyrjen forcave të NATO-s u hap një epokë e re për shqiptarët e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

-Advertisement-

23 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera