Lajme

Publikohet raporti i fundit për rastet e reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 12 June 2022

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit për rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, ku ka njoftuar se për një ditë janë shënuar 8 raste të reja, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu kjo ministri ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 9 persona.

-Advertisement-

“Nga 243 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.249.

Në total numri i rasteve aktive është 50.″, thuhet në raportin e MSH-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera