Lajme

Osmani për Demaçin: Tregoi se liria e Kosovës ishte më e rëndësishme se liria individuale

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 12 June 2022

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kanë vazhduar homazhe tek ish-veprimtari Adem Demaçi.

Osmani tha se Demaçi dha shembull se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individiale.

“Veprimtari Adem Demaçi është mishërimi më i mirë i pikërisht kësaj sakrifice që është bërë për dekada, prandaj jemi sot këtu për të nderuar këtë sakrificë të tij, këtë vetmohim të tij, dhe shembullin që e dha para gjithë qytetarëve të Kosovës, në kohë shumë të vështira, duke treguar se liria e Kosovës ishte shumë më e rëndësishme sesa liria individuale”, u shpreh Osmani.

-Advertisement-

“Sot e përgjithmonë përkulemi para veprës së tij, para shembullit që dha, dhe natyrisht se ai shembull do të vazhdoj të shërbej si dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara“

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera