Limaj: Kurti ka ndryshuar shumë, është bërë i panjohur
Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 08 June 2022
Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.
“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, deklaroi Limaj.
Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.
Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për ta përmbyllur këtë problem të madh.
Limaj tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë investim kapital, derisa vendi, sipas tij, është në një
Limaj: Po bëhen padrejtësi ndaj kategorive të luftës
Kreu i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është duke u bërë padrejtësi ndaj kategorive të dala nga lufta nga Qeveria Kurti.
Në RTK PRIME, Limaj tha se asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për veteranët dhe kategorive të tjera të luftës, por, sipas tij, kjo qeveri është duke bërë padrejtësi. Limaj tha se edhe plotësim-ndryshimi i ligjit në vitin 2017 është duke u keqinterpretuar.
“Nuk ka kategorizim dhe, derisa kjo nuk ndodhë, atëherë vlen ligji bazik dhe kjo nënkupton se paga e veteranit duhet të rritet bashkë me atë minimale”, tha Limaj.
Kreu i NISMA-s tha se Qeveria Kurti po bën mashtrime me çështjen e pagës minimale, sepse, sipas tij, me këtë veprim nuk ngarkohet buxheti i shtetit, por kompanitë private. Kjo, sipas Limajt, është pabarazi që po e bën qeveria aktuale.
Limaj ka folur edhe për çështjen e listave, por tha se kjo është përgjegjësi e qeverisë, sipas ligjit. Ai tha se pastrimi i listave duhet të nisë nga kryeministri Albin Kurti, sepse, sipas tij, ai nuk është veteran luftëtar.
Limaj tha se krejt kjo çfarë po ndodhë është për ta forcuar diskursin anti UÇK.
“ Fatkeqësisht, vlera më e madhe e kombit- UÇK-ja, po cilësohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale”, tha Limaj. Sipas tij, kjo është e papranueshme.
Të tjera
-
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar ...
-
Mërgimtari ‘i mllefosur’ i drejtohet Haradinajt: Kërko falje që s’keni lënë me arrestu Albinin
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë pre...
-
Limaj për koalicionin AAK – NISMA: Janë bashku forcat patriotike, Kosova gjithmonë ka me fitu!
Koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Nismës Socialdem...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në sektorin e energjisë, detaje nga Ministria e Ekonomisë
Sot në Prishtinë u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës...
-
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për të zhdukurit
Ndonëse është bërë një vit e gjysmë kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për mirat...
-
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut s’kemi mosmarrëveshje, jemi miq e partnerë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook të hënën për taki...
-
Zgjedhjet në Kosovë, Rohde ua tregon partive kufizimin për tubime elektorale me mërgimtarë në Gjermani
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka folur rreth fushatës që part...
-
“Po, e kam taku Radojçiqin, si Albini – Rashiqin” – Haradinaj: Në qeverisjen time, ai ka ik nga Kosova
Para mërgatës në Gjermani, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramus...
-
Haradinaj me fjalë të rënda për Kurtin: Kandidat serioz për burg
Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ra...
-
Peci publikon emrat e anëtarëve të LDK-së, PDK-së e partive tjera që përfituan grante nga Ministria e Bujqësisë
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka reaguar...
-
Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së diskutojnë mbështetjen për Ukrainën pasi Bideni heq veton për armët
Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel ...
-
Grantet e 100 mijë eurove/ Ministri Peci flet për rastin e Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka reaguar ...