Lajme

Ambasadori amerikan sot në Kuvendin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 02 June 2022

Pritet që ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, sot të ketë një takim me ligjvënësit kosovarë.

Në fakt, është parashikuar që rreth orës 10:30, kreu i diplomacisë amerikane në Kosovën të pritet në takim nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Takimi mes ligjvënësve kosovarë dhe ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, është përcaktuar të ndodhë në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Nuk është dhënë njoftim zyrtar për temat dhe arsyen e këtij takimi, megjithatë bazuar në deklarimet e fundit të ambasadorit, pritet që një nga temat të jetë edhe çështja e pronave të Manastirit të Deçanit.

Ditëve të fundit ambasadori Hovenier ka qenë shumë i zëshëm në lidhje me këtë çështje duke kërkuar që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016, të zbatohet dhe disa prona, për të cilat pronarë dhe komuna e Deçanit pretendon se janë të tyre, t’i jepen Manastirit pasi ata kanë fituar të drejtën sipas ligjit në gjykatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera