KEDS dhuron dhjetëra kompjuterë për dy shkolla fillore
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 01 June 2022
Nxënësit e dy shkollave, përkatësisht Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Xhavit Syla” në Sllapuzhan të Suharekës dhe ShFMU “Astrit Bytyçi” në Ferizaj e kanë festuar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve, ndryshe nga herët e tjera. Ata, iu gëzuan një dhurate speciale që morën nga KEDS, dhjetëra kompjuterë, të cilët iu mundësojnë atyre qasjen në botën e informatikës.
Të dy shkollat tashmë kanë ndërtuar përmes këtij donacioni laboratorët e teknologjisë informative. Udhëheqësit e këtyre shkollave janë shprehur mjaft të lumtur që edhe nxënësit e tyre tashmë nxënien e njohurive nga lëmi i informatikës e kanë shumë më të lehtë. Ata janë të sigurt që tashmë rezultatet do të jenë edhe më të mira në këtë lëmi, që aktualisht është më atraktivja në botë.
KEDS ka ndërmarrë një hap të tillë me qëllim që t’i ndihmojë në procesin mësimor nxënësve dhe mësuesve të këtyre shkollave, dhe për t’u ofruar atyre qasje më të lehtë në botën virtuale.
Deri më tani kompania ka dhuruar mbi 180 kompjuterë dhe pajisje të tjera të teknologjisë informative në shumë shkolla fillore dhe organizata të ndryshme të Kosovës. Përfitues direkt janë mijëra nxënës dhe mësues.
KEDS, në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR) ka qenë vazhdimisht e angazhuar përmes donacioneve të ndryshme dhe programeve, në avancimin e edukimit të brezave të rinj në Kosovë. Në vazhdën e kësaj ka ndihmuar edhe në themelimin e bibliotekave, në infrastrukturën shkollore, ka bërë programe për efiçiencën e energjisë elektrike, pastaj ka projektin më madhor të CSR-së në vend – KEDS Academy, që ekziston prej që kompania ka nisur operimet.
Të tjera
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...