Lajme

Qeveria kundër tërheqjes së 30 % nga Trusti

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 01 June 2022

Kryeministri Albin Kurti e ka bërë të qartë se Qeveria e Kosovës është kundër lejimit të mundësisë për tërheqjen e 30 përqindëshit nga Trusti.

Ai ka thënë se nuk mund të zgjidhet problemi i përkohshëm duke e rrënuar të ardhmen.

“Buxheti i vitit 2028 është buxheti jonë dhe po ashtu mjetet në Trustin Pensional janë tonat, por buxheti në vitin 2028 është buxhet për vitin 2028 dhe jo për vitin 2022. Njësoj edhe pensionet nuk janë për tash, por kur të hyjmë në pleqëri. Nuk mund të lejojmë që edhe ta humbim të ardhmen edhe të mos e fitojmë të tashmen”.

-Advertisement-

“As shtetet me nivelin më minimal të seriozitetit nuk diskutojnë për opsionin e rrënimit të sistemit afatgjatë si përgjigje për një problem afatshkurtër”, deklaroi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera