Krasniqi: Duhet të lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti, Kosova me rritjen më të lartë të çmimeve në rajon
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/Memli_Krasniqi21-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:56 | 31 May 2022
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij këmbëngul në tërheqjen e mjeteve nga Trusti, pasi konsiderojnë se është përgjigje e nevojshme karshi krizës së madhe ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët, tani pas pandemisë.
Ai tha se rritja e çmimeve në Kosovë është më e larta në rajon.
“Kemi rritje të madhe të çmimeve. Ajo që u intereson qytetarëve tanë është se ata nuk mund të blejnë njësoj sikurse para disa muajsh. Përtej inflacionit zyrtar, rritja e çmimeve ka kaluar deri në 200%”, u shpreh Krasniqi në RTK.
Kryetari i PDK-së tha se ka rritje deri në 30 për qind të çmimeve të konsumit, e madje vetëm në tri vitet e fundit.
“Qeveria nuk ka pasur kurajo të rrisë paga as në sektorin publik e as në atë privat. Tani duhet të gjendemi në situatë të tillë dhe në mungesë të iniciativës së Qeverisë, të bëjmë diçka”, deklaroi ai.
“Kjo është arsyeja se përse pas shumë diskutimeve kemi çuar përpara projektligjin për tërheqje të parave nga Trusti, varësisht nga shumat e kursimeve që qytetarët mund të kenë”.
Për këtë situatë të rëndë ekonomike, që sipas Krasniqit tani ekziston, përgjegjës është Qeveria.
“Qeveria nuk ka liruar tatimet mbi produktet bazë e masa të tjera, por ka vepruar ndryshe.”
I pyetur se si e sheh deklarimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar kundër tërheqjes nga Trusti, Krasniqi tha se sikur të dëgjohej FMN-ja, nuk do të kishte as autostrada sepse edhe në atë kohë, kur planifikoheshin të ndërtoheshin, ata ishin absolutisht kundër.
“Por, u kemi shpjeguar në atë kohë për nevojën për ta transformuar Kosovën dhe për rritje të shkëmbimit të mallrave. Në Qeverinë Thaçi 2, FMN-ja ka qenë absolutisht kundër rritjes së pagave. Pra, FMN në esencë është institucion që qëllim kryesor ka të qenit konservator në shpenzimin e parasë publike”, tha Krasniqi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/10/sami1.jpg)
Të tjera
-
Gὁditet nga traktori një person në Rahovec, ndërron jetë në Spital
Ka vdekur një person pasi është goditur nga një traktor në Rahovec. Sipas ...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Hajvali
Një person pa shenja jete është gjetur në Hajvali të Prishtinës. Policia k...
-
Hill: S’mendoj që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE, ajo që kërkojnë europianët është normalizimi
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill beson se njohja de jure e K...
-
Nga 1 janari erdhën në jetë 3 mijë e 98 fëmijë, nuk u regjistrua asnjë rast i vdekjes
Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës ...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, kër cënoï një grua përmes telefonit
Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi që përmes telefonit kishte kanos...
-
Sveçla: Patrullimet e përbashkëta të policisë së Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojnë prej 1 korrikut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se edhe këtë verë...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Greqi,
Lëkundje të forta sizmike janë shënuar mbrëmjen e sotme në Rodo si dhe në zon...
-
Kurti mbledh ministrat
Kryeministri Albin Kurti do të mbledhë ministrat, në mbledhjen e radhës. N...
-
Kaos në parlamentin e Italisë, deputetët përleshen me njëri-tjetrin me grushta/PAMJE
Parlamenti i Italisë është shndërruar në një arenë boksi mes deputetëve, të c...
-
Rama sot pret në takim ish-oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, pjesë në hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të pres në takim ish-ofic...
-
SHBA-ja zgjeron listën e sanksioneve duke përfshirë një kompani ruse në Beograd
Shtetet e Bashkuara vendosen në listën e sanksioneve 300 subjekte të reja biz...
-
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje në zonën veriperëndimore
Rrymat ajrore atlantike po ndikojnë Evropën perëndimore, të cilat do të sjell...