Lajme

Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet burri nga Fushë Kosova

Autori: Gazeta inFokus 09:13 | 31 May 2022

Një person është arrestuar të hënën në Fushë Kosovë pasi që dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori.

Sipas raportit 24 orësh i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera