Kurti: Siguria ushqimore është sfida e radhës
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 30 May 2022
Bëhet hapja solemne “Java e e zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë” (KSDW), e organizuar në Prizren, ku po marrin pjesë krerët e institucioneve shtetërore.
Kryeministri Albin Kurti në fillim të fjalës së tij përmendi sfidat që po përballet jo vetëm shteti ynë, por rajoni dhe më gjerë.
Ai, përveç pandemisë, përmendi edhe luftën në Ukrainë, që po ndikon në jetën ekonomike gjithandej kontinentit tonë.
“Implikimet e luftës janë përtej Ukrainës, ndaj ndalimi i agresionit rus në Ukrainë nevojitet një bashkërenditje e të gjitha shteteve në sigurimin e paqes”, theksoi Kurti.
Ai më tej shtoi se ndërprerja e ushqimeve nga Ukraina në rajone të tjera, ngjallë frikë e pasiguri gjithandej në tregjet ndërkombëtare.
“Ajo çfarë mësuam nga pandemia ishte se të bashkuar mund ta mposhtim sfidat që na sprovojnë, pavarësisht shteteve e vendeve . Tani edhe lufta në Ukrainë vërteton se sa i cenueshëm është kriza ushqimore, por ne duhet të jemi të gatshëm të veprojmë në agjendën e gjelbër, zhvillimit të qëndrueshëm, që ta sigurojmë ushqimin”, theksoi Kurti.
Ai foli edhe për shtyllat që qeveria e tij ka marrë parasysh të veprojë, si strategji për zhvillimin ekonomik dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Siguria ushqimore është sfida e radhës “, deklaroi kryeministri Kurti, duke shtuar sesi qeveria, nën drejtimin e tij, ka shumëfishuar investime në bujqësi që, sikundër tha ai, “ për të dalë nga varësi e importeve në bujqësi”.
Kryeministri Kurti përmendi edhe pikat përmes të cilave do të arrihet të realizohet dekarbonizimi i ajrit, përmirësimin e klimës, si dhe në zhvillimin ekonomik, duke menaxhuar edhe mbeturinat përmes riciklimit etj.
Ai më tej shtoi se do të merren edhe hapa të tjerë strategjikë në zhvillimin e gjelbër, që, sipas tij, “varet se çfarë do të ndërmarrim sot”.
Të tjera
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...
-
Mbi dy mijë aplikime për statusin e viktimἀve të dhụnës sẹksuale
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të vikt...
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrἀh gjatë lụftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Godet me veturë tre persona, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka go...
-
Vuçiq nuk ndalet së provokuari, poston një video nacionaliste kushtuar Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka postuar në Instagram një video prov...
-
Këshilltarja e Albin Kurtit shpall fitoren në Preshevë, këshilltari i Besnik Bislimit dështon të fitojë Bujanocin
Përkrahja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për dy kandidatët në Luginë...
-
Kurti: Kosova do t’i fuqizojë raportet me Turqinë në dy fusha
Kryeministri Albin Kurti në fjalimin e tij të mbajtur në Forumin e parë Ekono...
-
Kurti çmon raportet ekonomike me Turqinë: Dhjetëra kompani në Turqi, janë nga Kosova
Kryeministri Albin Kurti në Forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kos...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, reporteri i luftës Nuhi Bytyçi dëshmon në Hagë
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, sot do të dëshmojë në Hagë. Ai do të jap d...
-
Policia e Kosovës për 24 orë shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në ka shqiptuar 1 mijë e 521 gjoba traf...
-
Vapa ia merr jetën më shumë se 50 personave në Indi në tre ditë
Më shumë se 50 persona kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi n...
-
Arbër Pajaziti shpall fitoren në Bujanoc, falënderon votuesit
Kandidati nga “Fronti për Ndryshim” Arbër Pajaziti ka shpallur fitoren në Buj...