Lajme

KFOR njofton për ushtrimin ‘’Shpata e ngrirë’’ në zonën e stërvitjes ajrore të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 25 May 2022

Forca e Kosovës (KFOR) e udhëhequr nga NATO, ka bërë të ditur se ka organizuar ushtrimin “Shpata e ngrirë/Frozen Sabre” që do të zhvillohet nga data 25 deri më 28 maj 2022 në zonën e stërvitjes ajrore të Gjakovës.

‘’Gjatë periudhës së ushtrimit, komunitetet lokale mund të shohin një rritje të qarkullimit të mjeteve të transportit ushtarak dhe civil, ku do të përfshihen mjete të rënda dhe makineri për lëvizjen e dheut, të nevojshme për të përcaktuar skenarin e stërvitjes. KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehësuar çdo shqetësim që mund t’i shkaktohet popullatës’’.

Tutje thuhet se ushtrimi do të vendoset në një kontekst të një operacioni në shkallë të gjerë reagimi ndaj emergjencave.

-Advertisement-

Sipas tyre personeli i KFOR-it do të sfidohet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë dhe të sigurt në përputhje me parimet e Rezolutës 1244 të OKB-së të vitit 1999.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera