E besoni se është 60 vjeçe? Duket kaq e re sa e ngacmojnë 20-vjeçarët (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 23 May 2022
Një grua 60-vjeçare, e cila është në kërkim të dashurisë, shpeshherë ka gënjyer për moshën e saj në profilin e faqeve për takime. Edhe pse ka thënë se është më e vogël se 60 vjeç, sërish njerëzit nuk e kanë besuar.
Duket se për Eudora Okoro nga Wirral koha ka ndaluar për të. Ajo duket kaq e re dhe nuk ka ndryshuar aspak gjatë këtyre viteve.
Madje Eudora u largua edhe nga një markë bukurie që po kërkonte modele në të 50-at dhe 60-at për një fushatë të re kundër plakjes, pasi pamja e saj vajzërore ishte “shumë e mirë”.
Mësuesja e kërcimit e njëkohësisht edhe Dj, këmbëngul se kurrë nuk ka bërë ndonjë operacion plastik ose botoks. Por sipas Liverpool ECHO, 60-vjeçarja nuk ka qenë gjithmonë aq e sigurt në lëkurën e saj dhe luftoi kur ishte më e re.
“Kur isha adoleshente, e urreja të isha shumë e dobët. E urreja vërtetë pasi haja të gjitha llojet e gjërave që të bëhesha pak më e madhe. Më kujtohet që babai im bëri një koment që më mbeti në mendje. Ai më tha ‘mos u shqetëso, edhe nëna jote ishte e dobët derisa mbushi të 30-at, pastaj ndryshoi’”, ka thënë e moshuara për ECHO.
E teksa ajo po rritej, pamja e saj vetëm u përmirësua. Njerëzit gjithandej e komentonin vazhdimisht për bukurinë dhe sa bukur duket për moshën e saj. Madje shumë nuk e besonin se ishte 60 vjeç dhe i kërkonin që të shikonin kartën e identitetit.
Ndërkohë që kur burri i saj 52-vjeçar, Paul, vdiq në vitin 2019, Eudora është sërish e hapur për lidhje të reja. Por pamja e saj kaq e re ia ka vështirësuar paksa punën.
“Kam pasur shumë meshkuj shumë më të rinj që më kanë kontaktuar, disa që janë 19 apo 20 vjeç. Shumë prej tyre mendojnë se po i gënjej kur ju them moshën. Kam arritur në pikën ku e kam ulur moshën time me 10 vjet – por njerëzit ende nuk më besojnë kur zbuloj moshën time aktuale. Fillova t’i pyes të rinjtë pse më dërgojnë mesazhe, thjesht nga kurioziteti dhe shumë prej tyre thonë se është bukur të shohësh ‘bukuri natyrore’”, ka treguar 60-vjeçarja.
Çdo mëngjes, Eudora pi një lëng të freskët me fruta dhe perime. Gjithashtu ajo i përmbahet një diete me bazë bimore. Ajo gjithashtu pi dy litra ujë dhe ushtrohet çdo ditë.
Të tjera
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...