Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 22 May 2022
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktiviteti i vizitës së kryeministrit Albin Kurti vlerësohet i zbehtë. Gjashtëmbëdhjetë ditëshi i kreut qeveritar në ShBA, nga opozita shihet si vizitë studimore dhe pa takime me zyrtarë të lartë amerikanë, ndërsa në shoqërinë civile kërkojë rezultate konkrete nga ky qëndrim maratonik në shtetin aleat të Kosovës.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë për KosovaPress, se është e paprecedentë që një kryeministër t’ia japë luksin vetes që të qëndrojë kaq gjatë në ShBA.
Duke e konsideruar si joefikase vizitën e tillë, ajo edhe ironizon me kryeministrin Kurti, për siç tha pëlqimin e tij për shtetin amerikan.
“Vizita e kryeministrit Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shumë pak përjashtime ka qenë e zbehtë dhe më shumë ka ngjasuar në një vizitë studimore, sesa një vizitë zyrtare të një kryeministri. Është e paprecedent që një kryeministër në detyrë t’ia japë luksin vetvetes që të qëndrojë në ShBA një kohë të gjatë për të eksploruar dhe realizuar, po e citojë deputetin e LVV-së, ‘ëndrrat e veta’. Kryeministri duhet të ketë agjendë të saktë, konkrete dhe zyrtare. Megjithatë, mua sigurisht më vjen mirë që kryeministrit po i pëlqen Amerika, mirëpo atë mund të vizitosh edhe për pushime. Kryeministri është në detyrë dhe ai duhet të jetë në Kosovë tani”, thotë Çitaku.
Nga ana tjetër, Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se vizitat e krerëve institucional në ShBA janë të mirëseardhura, mirëpo duhet edhe rezultate konkrete.
“Gjithmonë kur ka vizita të nivelit të lartë edhe në vende që kanë rëndësi të veçantë në sistemin ndërkombëtar duhet të trajtohen me një lloj pozitiviteti dhe janë të rëndësishme për politikën e jashtme të Kosovës. Pasi edhe mungesa e vizitave dhe lidhjeve të marrëveshjeve bilaterale, apo multilaterale e ka shkaktuar një ngecje në politikën e jashtme kosovare. Sidoqoftë nëse këto takime nuk kanë ndonjë efekt, apo rezultat edhe vet arsyeja apo efektiviteti i tyre është i zbehtë. Prandaj duhet të shohim se këto nisma, takime dhe vizita që janë bërë, jo pak nga liderët kryesor të shtetit do të ketë ndonjë efekt në praktik me ndonjë rezultat siç është ndonjë arritje e marrëveshjeve ekonomike, kulturore, politike, apo fuqizim të pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thekson Fetahu.
Edhe kryetari i AAK-së Ramsush Haradinaj, ditë më parë e ka quajtur vizitën e Kurtit si joefektive.
Që nga marrja e mandatit si kryeministër, kjo është vizita e parë zyrtare e Kurtit në ShBA/KP
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...