A mund t’i çojë drejt NATO-s vendet e Ballkanit anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë?
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 21 May 2022
Finlanda dhe Suedia, të shtyra nga ndryshimi dramatik në qëndrimet e opinionit publik si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, kanë dorëzuar edhe formalisht kërkesën për t’u bërë anëtare të NATO-s dhe aleanca planifikon që me procedurë të shpejtë këto shtete t’i bëjë anëtare të plotfuqishme.
Ndonëse Turqia më 18 maj bllokoi futjen në procedurë të kërkesave të këtyre dy shteteve – e vendimet miratohen me pajtimin e të 30 shteteve anëtare – në NATO besojnë se të gjitha pengesat do të tejkalohen dhe Stokholmi dhe Helsinki do të bëjnë që aleanca shumë shpejt t’i ketë 32 anëtarë.
Kjo është hera e parë pas disa dekadash që NATO-s pritet t’i bashkohet ndonjë vend nga Evropa Perëndimore. Deri më tani, që nga viti 1999, zgjerimi i aleancës është bërë kryesisht me vendet e Evropës Lindore nga ish-blloku komunist.
Anëtarët e fundit që iu bashkuan NATO-s ishin Shqipëria dhe Kroacia më 2009, Mali i Zi më 2017 dhe Maqedonia e Veriut në vitin 2020.
Nëse Finlanda dhe Suedia bëhen anëtare të NATO-s, atëherë do të mbesin vetëm dy shtete evropiane që kanë shprehur aspirata për anëtarësim, por që ende nuk janë anëtare.
Bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën dhe Ukrainën. Ndërkaq, Qeveria e Kosovës ka shprehur vullnetin që të aplikojë për pjesëmarrje në Programin për Partneritet për Paqe dhe po ashtu ka aspirata për anëtarësim në NATO.
Kontingjenti finlandez ishte vendosur në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, në gusht të vitit 1999 dhe atëbotë ishte kontingjenti i parë në këtë mision të udhëhequr nga aleanca që vinte nga një shtet joanëtar.
Por, për dallim nga shtetet e Ballkanit dhe ato të Evropës Lindore, nga Finlanda dhe Suedia nuk kërkohet asnjë reformë, si kusht për t’u bërë anëtare të NATO-s. Këto dy shtete kanë traditë të gjatë demokratike, nuk kanë probleme me sundim të ligjit, ndërkaq strukturimi i forcave të tyre mbrojtëse po ashtu është në përputhje me standardet më të larta të NATO-s.
Diplomatët në Bruksel me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian, janë të mendimit se anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në përgjithësi do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në kontinentin evropian, por edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Këto dy shtete për vite të tëra janë aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qoftë në kuadër të BE-së, por po ashtu si partnere të NATO-s, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në misionet e NATO-s në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
Ndonëse tani numri i ushtarëve të Finlandës në KFOR është zvogëluar në 20, për më shumë se 20 vjet ushtarët nga ky shtet kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në këtë mision, madje kanë pasur numër më të madh të ushtarëve sesa disa shtete anëtare të NATO-s.
Prania e NATO-s në Kosovë
Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.
Finlanda, gjithashtu, kishte marrë pjesë edhe në misionin e NATO-s në Afganistan.
Kontribut të konsiderueshëm në KFOR ka dhënë edhe Suedia, e cila tani ka një numër simbolik të ushtarëve në këtë mision të aleancës në Kosovë. Ndërmjet viteve 1999 dhe 2013, më shumë se 1,000 ushtarë nga Suedia kanë marrë pjesë në misionin e NATO-s në Kosovë.
“Marrë parasysh kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë ta japin Finlanda dhe Suedia në misionet dhe operacionet e NATO-s, me anëtarësimin e tyre në aleancë nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Por, për këto vende, ndryshimi i madh do të jetë se do të marrin pjesë edhe në marrjen e vendimeve si anëtare me të drejta të plota të aleancës”, tha për Radion Evropa e Lirë një diplomat perëndimor në Bruksel.
Sipas të dhënave të NATO-s, misioni i KFOR-it aktualisht ka 3,770 pjesëtarë nga 28 shtete. Italia me 638 dhe Shtetet e Bashkuara me 635 kanë numrin më të madh të ushtarëve. Ndonëse nuk janë në NATO, Austria me 240 dhe Zvicra me 187 ushtarë, po ashtu japin një kontribut të madh në këtë mision në Kosovë.
Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO, që janë edhe anëtare të BE-së, sipas diplomatëve në Bruksel do të ndihmojë edhe në rritjen e bashkëpunimit BE-NATO.
Pas anëtarësimit eventual të këtyre dy shteteve në NATO, në BE do të mbeteshin vetëm katër vende anëtare që nuk janë pjesë e aleancës: Austria, Irlanda, Malta dhe Qipro. Me përjashtim të Qipros, të tri shtetet e tjera janë të përfshira në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.
Ballkani Perëndimor, në veçanti Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova, kanë qenë hapësira ku më së miri është demonstruar në terren bashkëpunimi midis BE-së dhe NATO-s, ku këto institucione kanë ndarë detyrat. NATO-ja në Kosovë vazhdon të jetë garantuesja kryesore e sigurisë në aspektin ushtarak, ndërkaq BE-ja ka më shumë detyra në aspektin politik, ekonomik, si dhe në aspektet civile të sigurisë, përmes Misionit të Sundimit të Ligjit, EULEX.
“Sa më shumë të ketë vende që janë anëtare të BE-së dhe në të njëjtën kohë edhe të NATO-s, do të jetë më i lehtë edhe bashkëpunimi në terren dhe kjo përfshin edhe Ballkanin Perëndimor”, tha një diplomat perëndimor në Bruksel./REL
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...