Vjen reagimi i mbrojtjes së Gucatit pas Aktgjykimit të Speciales
Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 18 May 2022
Mbrojtja e Hysni Gucatit e ka quajtur Aktgjykimin e sotëm të Speciales si të gabuar dhe kanë paralajmëruar se të njëjtin do ta apelojnë.
Në një deklaratë për media të ekipit mbrojtës të ish-kreut të OVL-UÇK-së thuhet se dënimi i shqiptuar është përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara dhe se do të ushtrojnë ankesë kundër dënimit.
“Ekipi i mbrojtjes i z.Gucati, e ndan mendimin se aktgjykimi i sotshëm është i gabuar dhe ne do ta apelojmë që ta përmbysim atë. Për më tepër, ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshë. Ne poashtu do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit”, thuhet në deklaratë.
Mbrojtja e Gucatit poashtu deklaron se aktgjykimi fajësues me gjasë do ta lë në burg Gucatin derisa prokuroria të mbyll rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në Dhomat e Specializuara.
“Në varësi të këtyre ankesave, pasoja e aktgjykimit fajësues dhe e dënimit të shqiptuar është se z. Gucati me gjasë do të ngelet në burg derisa prokuroria të mbyllë rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në dhomat e specializuara. Është aksiomatike që dënimi duhet të jetë proporcional me sjelljen e të akuzuarit dhe të mos llogaritet me referenca të orareve të rasteve tjera. Trupi gjykues deklaroi se vendimi i tyre është vendim i popullit të Kosovës. Populli i Kosovës e di se ku qëndron e vërteta. Populli i Kosovës e njeh historinë e vet. Ne nuk do të lejojmë që të rishkruhet historia. Aktgjykimi i sotëm nuk është fillimi i fundit-ky është vetën fundi i një fillimi”, thuhet në deklaratën e ekipit mbrojtës të Gucatit.
Dy ish-drejtuesit e veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burg nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara. Ata ndodhen në Hagë nga shtatori 2020. Kjo kohë do të llogaritet si pjesë e Aktgjykimit dënues prej katër vjet e gjysmë burg.
Të tjera
-
Edhe mediat e huaja shkruajnë për arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë
Ish-presidenti Ilir Meta është arrestuar këtë të hënë me urdhër nga SPAK....
-
Geci flet në Hagë për Komunikatën 59: Pas familjes Jashari tentuan të na likuidojnë familjen tonë
Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari Fadil Geci, gjatë nj...
-
“Duhet me ua bo ADN, nuk janë shqiptar”: Fadil Geci me akuza të rënda në Hagë
Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Atij i është tërhequr vëre...
-
Mirena pas fillimit të hetimeve ndaj Liburn Aliut: I fundit do të jetë kryeministri
Analisiti i politikës, Ilir Mirena, ka reaguar pas publikimit që kanë filluar...
-
Papunësia e grave në Kosovë/ Analisti i reagon Kurtit për statistikat
Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti lidh...
-
Liburn Aliu dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit, prokuroria nis hetimet
Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e...
-
PAMJE/ Momenti kur Ilir Meta dërgohet për në qeli, bën shqiponjën brenda furgonit të policisë
Ky është momenti kur Ilir Meta lë ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiran...
-
Geci në Speciale ironizon me Selimin: Rexha ka harruar që Gecët janë të parët që kanë luftuar në Prekaz
Fadil Geci, dëshmitari i radhës në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së ka kon...
-
O’Brien mbërrin në Qeveri për takimin me Kurtin, Hovenier paralajmëron bisedime për “çështje kyçe bilaterale”
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike,...
-
Muriqi: Jam i lumtur që u ktheva me gol, herët të flitet për Evropë
Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi është kthyer në mënyrën më të mirë...
-
Kurti: Niveli i papunësisë te gratë ka rënë në 10.7%, nga “Superpuna” 51% e të punësuarve ishin vajza
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të zyrës së kryeministrit ka prezantuar...
-
Bashkë me Metën, urdhër arrest nga SPAK edhe për babanë e deputetes së njohur
Ilir Meta është vënë ditën e sotme në pranga me urdhër të SPAK. Po ashtu...