Lajme

Albulena Haxhiu për Ukshin Hotin: Serbia duhet të tregojë, ku është Ukshin Hoti, dhe çfarë ka ndodhur me të?!

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 16 May 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 23-vjetorin e zhdukjes së intelektualit Ukshin Hoti, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Serbia duhet të tregojë se ku është Ukshin Hoti dhe cfarë ka ndodhur me të.

“Ukshin Hoti do të kujtohet përherë si shembull i intelektualit atdhedashës.  Përkushtimi i tij plot zell në thellim të dijeve filozofike dhe politike ishte i gërshetuar me entuziazmin e tij të pamatshëm atdhetar për çlirim të vendit. Nga një studiues në Chicago, Harvard dhe Washington, Ukshin Hoti kthehet në Prishtinë, për tu përfshirë në demonstratat studentore të vitit 1981, për tu arrestuar dhe dënuar më pas me 9 vite burg. Pas lirimit të tij nga burgu, regjimi serb ia pamundësuan lëvizjen jashtë vendit, por nuk e ndalën së organizuari për brenda lëvizjes për çlirim”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Po ashtu ajo ka shtuar se kujtimi për të nuk i përket një kujtimi të së kaluarës, por një rikujtim drejt të ardhmes.

Ukshin Hoti, saktësisht 23 vite më parë, do të duhej të lirohej, nga ku u nda me shokët e burgosur, për të mos u parë kurrë më, për të mos u dëgjuar asgjë rreth fatit të tij. Serbia duhet të tregojë, ku është Ukshin Hoti, dhe çfarë ka ndodhur me të?! Kujtimi për të nuk i përket një kujtimi të së kaluarës, por një rikujtim drejt të ardhmes. Ukshin ka trasuar një rrugë ndaj të cilës sa herë kthehemi tek ai, kuptojmë dhe mësojmë më shumë drejt veprimit politik e kombëtar të së ardhmes”, thuhet tutje në postim./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera