Lladrovci ia tregon vendin Rrahim Ademit, merr në mbrojtje Komandant Çekun
Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 15 May 2022
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar një foto së bashku me Agim Çekun në Facebook në një postim ku i reagoi ish-gjeneralit të ushtrisë kroate, Rrahim Ademi, i cili në një deklaratë të mëhershme tha se nuk pranoi të luftojë për vendin e tij për shkak se Çeku ishte emëruar në një pozitë më të lartë se ai.
Ademi tha në një intervistë në RTK se nuk pranon që të komandohet nga dikush që ka qenë ushtar i tij, kur u pyet pse nuk luftoi në Kosovë por vetëm në Kroaci. Lladrovci ka thënë në statusin e tij se kushdo që mundohet të mohojë kontributin e Çekut në luftën clirimtare në Ksoovë vetëm “e korrit veten e tij”
“Bashkë me Fatmir Xhelilin patëm një takim të këndshëm me gjeneral Agim Çekun mikun e Fehmiut, mikun tim dhe të familjes, njeriun me virtyte të larta dhe me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjeneral Çeku është hero i dy luftërave çlirimtare të Kosovës dhe Kroacisë dhe kushdo qe mundohet të mohojë këtë kontribut e korit veq veten e tij”, shkruan Lladrovci.
Tutje ai shton se Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që nga themelimi i saj, andaj edhe është emëruar komandant në periudhën më vendimtare të luftës. Tutje ai shton se të tjerët që nuk i janë përgjigjur me kohë thirrjes së atdheut nuk mund të kthejnë historinë para.
“Gjeneral Agim Çeku e ka mbështetur organizimin dhe luftën e UÇK-së që në ditë e para dhe është bërë Komandant i saj në periudhën me vendimtare të luftës. Ai është pjesë e rëndësishme e historisë dhe lavdisë se UÇK -se sepse i është përgjigjur kur e ka thirrë Atdheu. Ata qe nuk i janë përgjigjur me kohë zërit të Atdheut nuk mund ta ndryshojnë këtë histori ! Historia nuk mund tē kthehet prapa për ata që janë vonuar”, ka përfunduar ai./Gazeta Express/
Të tjera
-
Ursula von der Leyen javën e ardhshme në rajon, takime me Osmanin e Kurtin në Kosovë
Javën e ardhshme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do ...
-
“Jam e lumtur se po vdes për Kosovën”-Historia e dëshmores, Luljeta Shala e cila la gjithçka dhe ra heroikisht për lirinë e Kosovës
Ekipa e Infokusit ka realizuar film-dokumentarin për jetën e dëshmores Luljet...
-
Presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen tur në vendet e Ballkanit, e nis të mërkurën nga Shqipëria
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të nisë një tur në...
-
Shukri Buja ftesë të detyrueshme nga Specialja, udhëton në Hagë
Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Nerodimes, Shukri Buja, ka udhëtuar në Hag...
-
Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Presidenti ishte në gjendje të mirë!
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializu...
-
Haradinaj në New York, merr titullin anëtar nderi i përjetshëm i Federatës ‘VATRA’
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, u nderua me titullin “Anëtar Nderi” i pë...
-
Nesër mbahet testimi për ushtarët e rinj të Kosovës, detajet që duhet të kihen parasysh
Nga nesër do të nisë testimi për kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtar...
-
Bajrami, Muratit: Manipulanti jeni ju, 440 mijë gra e 237 mijë burra janë jashtë tregut të punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i reagoi Minsistr...
-
Qeveria s’ka dilema për përfitimin e milionave nga Plani i Rritjes, BE-ja thotë se varet nga progresi në dialog
Qeveria e Kosovës nuk parasheh pengesa në përfitimin e pagesës së parë nga Ba...
-
Murati: Raporti i Bankës Botërore u keqcitua, me ne gati dyfish më shumë vende pune sesa në qeveritë tjera prej 2012
Ministri i Financave, Hekuran Murati pretendon se raporti i fundit i Bankës B...
-
Pesë kosovarë në burgjet e Serbisë, për dy prej tyre Kosova s’ka marrë konfirmim nga shteti serb
Pesë kosovarë në burgjet e Serbisë, për dy prej tyre Kosova s’ka marrë konfir...
-
Haradinaj takon Torres, kërkon që anëtarësimi i Kosovës në NATO të shtrohet në Kongresin Amerikan
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të A...