Kosova pritet të aplikojë për Këshill të Evropës? – Vuçiq thotë se do ta mbledh Këshillin e Sigurisë
Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 12 May 2022
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së djeshme deklaroi se sot Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Madje, ai tha se një gjë të tillë e ka konfirmuar kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, në Bruksel.
“Situata është shumë komplekse për ne dhe nesër do të jetë edhe më e vështirë sepse zonja [Donika] Gërvalla e ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim [në Këshillin e Evropës]”, tha ai, shkruan mediumi serb B92, transmeton Klankosova.tv.
I pari i Serbisë ka thënë se menjëherë do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të reagojnë politikisht, nëse kjo gjë ndodh.
“Ne do të caktojmë një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në 36 orët e ardhshme dhe do të reagojmë politikisht. Nuk do të jetë aq e lehtë për ata që mendojnë se mund të na shantazhojnë dhe të na bëjnë presion”, deklaroi ai nga Brukseli ku po merr pjesë në darkën e organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Vuçiq paralajmëroi se do të luftojnë në skenën ndërkombëtare për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.
Presidenti i Serbisë ka kërcënuar vazhdimisht Kosovën se nëse aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të përgjigjen “seriozisht”.
Këtë e bëri edhe sonte në Bruksel, ndërsa në adresimin nga Beogradi pas kthimit nga Berlini – ku ishte takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Albin Kurti – kishte thënë se do “t’i tregojnë dhëmbët”.
Të tjera
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...