Rozë

Piktura e Marilyn Monroe thyen rekord në ankand

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 10 May 2022

Një pikturë tepër e famshme e ikonës së kinematografisë, Marilyn Monroe, e realizuar nga piktori Andy Warhol, u shit në ankand për 195 milionë dollarë, duke u bërë kështu piktura më e shtrenjtë e shekullit XX e shitur ndonjëherë.

Piktura në fjalë u realizua në vitin 1964 nga Warhol, i cili përdori një fotografi po aq të famshme të aktores si frymëzim. Vlera marramendëse është gjithashtu shuma më e madhe e paguar ndonjëherë për një vepër arti amerikane.

Shtëpia e ankandeve “Chrstie” në Nju-Jork, kishte parashikuar se piktura do të shitej për rreth 200 milionë dollarë. Çmimi përfundimtar arriti në 170 milionë dollarë, por duke shtuar tarifat dhe taksat, vlera totale arrin në 195 milionë.

-Advertisement-

Piktura amerikane më e shitur deri dje ishte realizuar nga miku dhe rivali i Warhol, Jean-Michael Basquiat, një kafkë e krijuar në vitin 1982, e shitur për 110,5 milionë dollarë.

Ndërsa piktura e shekulli XX më e shitur para veprës së Warhol, ishte “Les Femmes d’Alger” nga Pablo Picaso, e realizuar në vitin 1955, e shitur për 179,4 milionë dollarë bashkë me taksat dhe tarifat./A2CNN

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera