A do t’i sjellë embargo e naftës më shumë miliarda Putinit?
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 06 May 2022
Debat për pasojat e embargos së naftës në BE: BE planifikon paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës, me një embargo të naftës deri në fund të vitit, por ekonomistët shprehin dyshime për efektin e saj.
Pas debatesh të zgjatura, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e paraqiti propozimin për paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës në Parlamentin Europian të mërkurën. E re është lista e oficerëve dhe personave që në Butça “kanë kryer krime lufte” dhe ata që janë përgjegjës për pushtimin çnjerëzor të Mariupolit. Sberbank si edhe dy banka të tjera do të përjashtohen nga sistemi i pagesave Swift e me këtë çkyçet sektori financiar rus nga sistemi global. Mbetet vetëm Gazprom-Bank, përmes së cilës kryhen pagesat për energjinë. Tre televizione shtetërore ruse janë në listën e sanksioneve.
Po thelbi i kësaj pakete është bojkoti me faza i importeve ruse të naftës. Bëhet fjalë për një ndalim të plotë të importeve të naftës ruse, qoftë kjo përmes rrugës detare apo tubacioneve, sipas propozimit të Komisionit Europian. Nafta do duhet të bllokohet brenda 6 muajsh, produktet e rafinerisë deri në fund të vitit.
Ujdi e përgjithshme megjithëse ka ende probleme
Në një kohë që Gjermania ishte një frenuese fillimisht e bojkoteve energjitike, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck sinjalizoi në fillim të javës kthesën në Berlin dhe e quan të mundur embargon e naftës megjithë disa vështirësi. Kundërshtime erdhën nga Hungaria, Sllovakia dhe Austria, të treja këto vende janë të varura plotësisht ose në masë të madhe nga importet e naftës ruse. Për Budapestin dhe Bratislavën për këtë arsye do të ketë përjashtime. Qeveria në Budapest reagoi pas propozimit të BE duke thënë, se nuk shikohet në propozim një plan, se si garantohet siguria energjitike e Rusisë. Më parë Viktor Orban, i afërt me presidentin rus, kishte thënë, se ai nuk e ka fjalën për ta kundërshtuar politikisht bojkotin.
EU-Parlament – Ursula von der Leyen
Partitë politike në Parlamentin Europian e përshëndetën bojkotin e paralajmëruar. Jens Geier nga socialdemokratët u shpreh se shkëputja me disa faza nga nafta ruse i jep kohë ekonomisë të gjejë alternativa dhe zbut pasojat sociale. Qeveritë duhet të kenë kujdes nga efektet anësore “si rritja e çmimeve dhe dëmet në sektorët kritikë të ekonomisë”. Sergey Lagodinksy eurodeputet i Të Gjelbërve u shpreh, se bojkoti i naftës do ta godasë ndjeshëm Rusinë dhe tregon, se BE e ka seriozisht. Por një embargo e tillë e energjisë duhet të zbusë efektet sociale të rritjes së çmimeve. Megjithatë Europa mundet dhe duhet të paguajë çmimin, sepse bëhet fjalë për kredibilitetin e saj përballë Putinit. Beata Szidlo, eurodeputete e partisë qeverisëse në Poloni, PiS kritikoi vonesën e kësaj pakete dhe kërkoi që vendime të tilla të zbatohen plotësisht nga të gjithë.
Ekspertët kanë dyshime
Por a e godet embargoja me disa faza ekonominë e luftës së Putinit, ashtu siç e parashikojnë europianët? Instituti i Ekonomisë së Energjisë, “Rystad Energy” vlerëson, se megjithë rëniet e pritshme të prodhimit të naftës ruse në këtë vit, të ardhurat e Rusisë do të rriten për shkak të rritjes së çmimeve të naftës në 180 miliardë dollarë. Kjo është gati gjysma më shumë se në vitin e kaluar e megjithëse prodhimi që nga fillimi i luftës ka rënë me 1,6 miliardë fuçi. “Në këtë fazë të parë të sanksioneve dhe embargos, Rusia do të ketë përfitimin nga rritja e çmimit të viteve të kaluara”, vlerëson analistja e ekonomisë, Daria Melnik. Por në plan afatmesëm prodhimi dhe të ardhurat e Moskës do të bien, sepse riorientimi për blerës në tregjet e Azisë do të kërkojë kohë dhe investime masive infrastrukturore. Sipas ekspertëve vetëm nga mesi i vitit të ardhshëm, prodhimi i naftës në Rusi do të rehabilitohet.
“Financial Times” shkruan, se do të jetë i vështirë zbatimi i embargos së naftës, “pa i rritur shumë çmimet në tregjet botërore, që mund të çojnë në rënie të fortë të ekonomisë botërore”. Nuk ka shumë naftë në dispozicion në tregun botëror dhe nuk është e sigurtë nëse OPEC dhe prodhuesit e mëdhenj si Arabia Saudite janë të gatshëm të zëvendësojnë naftën ruse. Thjesht njoftimi që erdhi nga BE për embargon e rriti çmimin me 3%.
Doganat më efektiveEdhe ekspertë të Institutit të Brukselit, Bruegel kanë dyshime në efektin e embargos së naftës. Guntram Wolff dhe Simone Tagliapietra kujtojnë, se rritja e pritshme e çmimeve madje mund ta mbikompensojë uljen e eksporteve të naftës. Këtë efekt afatshkurtër Moska mund ta përdorë për qytetarët e saj, sepse buxheti shtetëror financohet gati në gjysmën e tij nga eksportet e energjisë. Vetëm një embargo e energjisë e plotë dhe e menjëhershme do të kishte efekt të fortë, thuhet nga ekonomistët, sepse shkëpuja me disa faza nga nafta ruse, i jep kohë Rusisë të riorentojë eksportet e saj. Gjobat në dogana madje do të ishin më me efekt, “sepse ato mund të përshtaten sipas zhvillimit politik”, dhe ato mund të përdoren për rindërtimin e Ukrainës thuhet nga ekspertët. Edhe Greenpeace shpehet, se shkëputja e ngadalshme nga nafta i jep shumë kohë Rusisë për alternativa./DW
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...