Lajme

BE do të propozojë sanksione të reja ndaj Rusisë duke përfshirë embargon e naftës

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 04 May 2022

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të japë më shumë detaje në Parlamentin Evropian lidhur me propozimet për një rund të gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Pika kryesore e propozimeve pritet të jetë embargo me faza për importet e naftës ruse, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Raportet thonë se 27 vendeve anëtare të BE-së mund t’u jepet gjashtë muaj kohë për të hequr dorë nga nafta bruto ruse dhe tetë muaj për produktet e ngjashme.

-Advertisement-

Dy shtete, Hungaria dhe Sllovakia, mund të përjashtohen nga ky plan për shkak të mbështetjes së tyre në naftën ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera