Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha: U finalizua me sukses të plotë, ne sollëm në Shqipëri votën e lirë
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 03 May 2022
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur në lidhje me Kuvendin e Partisë Demokratike të mbajtur më 30 Prill.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se në këtë Kuvend ka folur vota e lirë, si premtimi më solemn për demokratët në Shqipëri.
“Për të paraqitur zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD, një proces që nisi gjysmën e dytë të Shtatorit, u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 Prill. Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet më të para gjatë saj do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që iu bë demokratëve shqiptarë në fillim dhe më pas në mënyrë të përsëritur theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë, ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri Lulzim Basha, e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë, ky ishte zotimi ynë solemn. Mund të ju them se në ato ditë e deri më sot, PD kaloi procese si kurrë më parë. Kuvende gjigante, referendume të papara, kaloi në zgjedhje në çdo seksion, grupseksion dhe degë dhe së fundmi në Kuvendin e datës 30 Prill ajo bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm pas Kuvendit Kombëtar që është Këshilli Kombëtar i PD”.
“Në të gjithë këtë proces ka patur dominim vota e lirë. Ju e keni ndjekur atë, ju nuk gjeni një rast të vetëm që të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre se pata një presion qoftë më të voglin nga sipër për të votuar në këtë apo atë mënyrë. Kjo mendoj unë përbën përmbushjen e një zotimi të një rëndësie themelore jo vetëm për PD, por për shoqërinë shqiptare. Në këtë proces shumëmujor është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura, në mënyrë absolute asnjë prej tyre i sugjeruar, i përzgjedhur apo të themi i emëruar nga instancat e emërme të kësaj partie. Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike, por u arkivua në harresë ajo që quhet kryetarokraci apo presidencokraci. Unë mund të ju them ju se në këtë proces, janë zgjedhur kandidatët më të mirë, janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve dhe demokratëve dhe si kurrë më parë në historinë e kësaj force, në 8 degë të PD, nga Saranda në Mat kanë fituar në garë 8 zonja të nderuara duke garuar me rivalët e tyre”,ka thënë Berisha./tvklan.al/
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...