Sabotatorët e Putin/ Shërbimet sekrete paralajmërojnë sulme hakmarrëse në Angli
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 02 May 2022
Shërbimet Sekrete britanike kanë paralajmëruar Ministrinë e Brendshme se te ashtuquajturit “sabotatorët e Putinit”, mund te infiltrojnë në territorin britanik dhe të kryejnë akte hakmarrëse ndaj objektivave qeveritare, për shkak të mbështetjes britanike ndaj Ukrainës, njofton nga Londra korrespondenti i Top Channel, Arben Manaj.
Zyrtarët e Shërbimit të Brendshëm Sekret britanik MI5 kanë paralajmëruar Ministren e Brendshme, Priti Patel se ushtria e sabotatorëve të Putinit mund të hyjë në territorin britanik dhe të kryejë sulme ndaj objektivave kryesore në vend.
Kryeministrit britanik, Boris Johnson i është thënë se kërcënimi ndaj sigurisë vjen nga shërbimi sekret rus FSB. Është mbështetja e pakufij britanike ushtarake dhe diplomatike ndaj Ukrainës në konfliktin me Rusinë shkaku i këtij kërcënimi.
Për shkak të këtij kërcënimi është forcuar monitorimi i kalimeve kufitare drejt Britanisë, ndërkohë zyrtarë e kundër zbulimit dhe agjencisë britanike të përgjimeve GCHQ është duke u koordinuar me aleatët evropiane të sigurisë.
Britania konsiderohet si objektiv kryesor dhe agjentët e shërbimit sekret rus, mund të mbjellin kaos, panik dhe mosbesim tek qeveria britanike përmes sulmeve kibernetike dhe deri tek dërgimi i parave për të financuar organizata separatiste në Britani.
Deputetët, agjentët apo zyrtarëve të ndryshëm mund të jenë objekt i financimeve, ndërkohë që operativët rusë mund të ngarkohen me publikimin e dokumenteve komprometuese ndaj zyrtarëve dhe politikanëve britanikë.
Ky kërcënim vjen në kohën kur janë shtuar sulmet kibernetike ruse nga hakera që operojnë nga Shën Pjeterburgu.
Britania përveç mbështetjes politike nga kryeministri Johnson për presidentin Zelensky, ka dërguar armatime të fundit ushtarake për Ukrainën, të cilat u kanë shkaktuar dëme të mëdha forcave ushtarake dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...