Pas testimit të unazës së Prishtinës, pritet që kjo ide të funksionalizohet
Autori: Gazeta inFokus 07:18 | 29 April 2022
Pas testimit fundjavën e kaluar nga komuna e Prishtinës, se si mund të funksionojë krijimi i një unaze një kahore, komunarët thonë se kanë marrë rezultate të mira, e që shpejtë pritet të funksionalizohet.
Qëllimi sipas nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogajt është të krijohet hapësirë më e madhe këmbësorëve, çiklistëve e të tjerëve që s’përdorin vetura.
Në fundjavën që lamë pas, Komuna testoi shndërrimin e unazës qendrore të Prishtinës në qarkore një kahëshe për automjetet. E kjo mënyrë e funksionimit ka shumë mundësi të kthehet në qarkullim të përhershëm në kryeqytet. Sipas nënkryetarit Alban Zogaj, dy korsi do të përdoren për automjete, një korsi për autobusët urbanë dhe një korsi për këmbësorët e mjetet alternative siç janë biçikletat e
“Do të kemi një ridizajnim të komplet qarkullimit dhe komunikimit në Prishtinë. Edhe shumë qytete të tjera të botës funksionojnë në forma të tilla, pra bëjnë qarkullim njëkahor, sidomos të qarkoreve të brendshme në mënyrë që ti japin një lëvizje më të shpejtë qarkullimit ose komunikacionit të veturave dhe mjeteve tjera”, tha ai për RTK.
Zogaj thotë se Komuna po mendon t`u japë përparësi personave që nuk përdorin vetura, duke liruar hapësirat publike, sepse sipas tij mbi shtatëdhjetë për qind e qytetarëve në Prishtinë nuk përdorin vetura.
“Shumica e qytetarëve të Prishtinës e kanë mirëpritur këtë funksionim të ri të komunikacionit sepse lirohet hapësira publike dhe një prej kërkesave kyçe të qytetarëve të Prishtinës është që të lirohen hapësirat publike për ecje, për të dalë me fëmije për të krijuar parqe urbane, e kjo na jep mundësi për ti krijuar këto parqe urbane””, tha ai.
Testimi i qarkores një kahëshe sipas nënkryetarit Alban Zogaj ka qenë i suksesshëm, sepse nga ky testim janë grumbulluar të dhëna të cilat do të ndikojnë në vendimin final për mënyrën e funksionimit të komunikacionit.
Të tjera
-
Reagon kundërkandidati për kryetar të Preshevës: Pse mandati i Ardita Sinanit s’do të zgjasë shumë ani pse u përkrah fuqishëm nga Kurti?
Kundër kandidati i Ardita Sinanit në zgjdhjet në Preshevë, Visar Memeti nga A...
-
Kurti falënderon Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak para Forumit të parë Ekonomik Kosovë...
-
ZPS për dëshmitarin e 70-të: Ishte anëtar i LDK-së i cili është ndaluar dhe rrahur
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Prekëse/ Tre të rinj përqafohen me njëri-tjetrin para se të rrëmbehen nga ujërat e lumit
Tre miq u panë duke u përqafuar me njëri-tjetrin vetëm pak sekonda para se të...
-
Sonda kineze Chang’e-6 zbarkon në anën e largët të hënës për të mbledhur mostra
Sonda kineze Chang'e-6 u ul në anën e largët të Hënës, të dielën në orën 6:23...
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...